Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë mbahet në janar

25 nëntor 2020 | 13:55

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë mbledhje të përbashkët të dy qeverive në janar të vitit të ardhshëm.

Ky dakordim ka ardhur pat takimit të zëvendëskryeministres së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj dhe homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Artan Grubi.

Balaj-Halimaj në një konferencë të përbashkët me Grubin, ka bërë me dije se në mbledhjen e dy qeverive do të nënshkruhen një varg marrëveshjesh në fusha të ndryshme.

“Sot në takim me Grubin kanë diskutuar shumë tema që ndërlidhin vendet tona dhe si ta thellojmë bashkëpunimin tonë. Si ide ka qenë edhe për tu mbajtur një mbledhje e dy qeverive ku përsipër kemi marrë që ta realizojmë edhe këtë mbledhje ku do të ketë marrëveshjeve të ndryshme në fusha të ndryshme”.

“Kemi diskutuar edhe marrëveshjet e mundshme që kanë diskutuar kryeministrat siç ka qenë e pikës kufitare. Po ashtu diskutuam për rrugën Prizrenit të cilët do ta realizojmë sa më shpejt. Po ashtu kemi diskutuar për Brezovicën. Kemi diskutuar edhe marrëveshjet në fushën e arsimit. Muajin janar ose mesi i muajit janar do të jetë i mundshëm për këtë mbledhje të përbashkët”, ka thënë ajo.

Ndërsa zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka theksuar se në këtë takim është diskutuar rreth gatishmërisë që të dy qeveritë të mbajmë mbledhjen e përbashkët.

“Kemi shumë çështje dhe marrëveshje për të nënshkruar. Që nga qershori janë përgatitur disa ja marrëveshje, por kishte zgjedhje dhe kohë pandemie. Kurse tash do të jemi të gatshëm brenda javëve në vijim të mbahet kjo mbledhje. Kemi vendosur që të nisim procedurën publiko-private për rrjetin terciar. Diskutuam edhe autostradën Shkup-Bllacë”.

“Dhe kemi filluar t’i qasemi kësaj rruge. Punimet kanë filluar me çmim 14 milionë euro dhe shpresojmë të përfundojë vitin e ardhshëm. Të kalojmë pa kufi midis dy vendeve tona. Një çështje tjetër e rëndësishme është bashkëpunimi në sferën e turizmit”, ka thënë ai, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i…