Mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë, zbulohet data

30 tetor 2025 | 16:13

Në 13 nëntor, në Romë, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Mësohet se takimi do të fokusohet në forcimin e partneritetit dypalësh në fusha kyçe si shëndetësia, energjia, mjedisi, siguria dhe mbrojtja, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni dhe diaspora.

Kjo mbledhje vjen pas vendimit të qeverisë shqiptare, e cila një ditë më parë ka miratuar në parim marrëveshjen për bashkëpunim strategjik me Italinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila është edhe nënkryetare…