Mblidhen naftëtarët, ankohen për çmimin e ulët të naftës
Shoqata e Naftëtarëve ka mbajtur një takim së bashku me naftëtarë nga i gjithë vendi.
Gjatë takimit janë shfaqur ankesa lidhur me çmimin e ulët të naftës, i cili, sipas tyre, vjen si pasojë e konkurrencës së lartë në treg.
Sipas raportimeve naftëtarët kanë kërkuar nga shteti që të krijojë rezerva shtetërore të naftës, në mënyrë që, pavarësisht rritjes së çmimeve në shtetet nga të cilat furnizohet Kosova, çmimi në tregun vendor të mos pësojë rritje të menjëhershme, duke u mbështetur në rezervat e vendit.
Po ashtu, ata kanë shprehur shqetësim për mungesën e veprimeve institucionale, duke theksuar se asnjë ministri nuk ka ndërmarrë masa konkrete lidhur me Ligjin për naftën dhe rezervat shtetërore.
Gjithashtu ata janë ankuar edhe për vendimin e fundit të ministrisë për caktimin e marzhës së fitimit për të cilin kanë thënë se nuk është duke u zbatuar sidomos në Gjilan.



