Mblidhen në Lisbonë ekstremistët e djathtë, Le Pen: BE-ja, një karikaturë

26 nëntor 2023 | 13:47

Partia Mjaft, e ekstremit të djathtë në Portugali, ka pritur këtë fundjavë në parlamentin vendit, liderët e ekstremit të djathtë në Francë dhe Gjermani.

Synimi i takimit me Frontin Kombëtar të Marine Le Pen dhe Aleancën për Gjermaninë, është që të forcojë pozitat e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare, që mbahen në Portugali në muajin mars.

Por mes të pranishmëve diferencat mbetën. Le Pen e quajti Bashkimin Evropian një karikaturë dhe vlerësoi fitoren e Geert Vilders në Holandë. Por, portugezi Ventura është distancuar nga kjo qasje, duke u zotuar të mbrojë Portugalinë si vend anëtar të Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Kosovës, Anel Rashkaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë…