Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, Abdullahu: Do të merren vendime të rëndësishme

04 qershor 2025 | 16:39

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke e mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu, ka bërë me dije se në këtë mbledhje do të merren vendime të rëndësishme.

Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se me çka kanë të bëjnë këto vendime.

“Po ndodh tani – PDK ka mbledhje të rëndësishme- dhe do të merren vendime të rëndësishme – veç t’jau kujtoj. PDK-ja është partia më e madhe e të gjitha kohnave në Kosovë dhe vendimet në takimet e saja janë të rëndësishme edhe për fatin e Kosovës”, ka shkruar Abdullahu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka arrestuar…