Mblidhet Këshilli i Sigurimit pas sulmit rus në centralin bërthamor të Ukrainës

04 mars 2022 | 16:00

Pas sulmit ndaj një centrali bërthamor në Ukrainë nga trupat ruse, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent në orën 11:30 të mëngjesit të së premtes në Nju Jork, sipas tre diplomatëve të OKB-së.

Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë – ku një zjarr që kishte kërcënuar fatkeqësi të mundshme u shua në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas rregullatorit bërthamor të Ukrainës.

Do të jetë një takim i hapur me fjalime duke përfshirë një zyrtar të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe një zyrtar të OKB-së, shkruan “CNN”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar kishin thënë se dëshironin të kishin një takim urgjent pas sulmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të premten ambasadoren…