Mblidhet KQZ-ja, flasin për mos akreditimin e disa OJQ-ve

06 tetor 2025 | 08:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në pikat e rendit të ditës, është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës së Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet lokale.

Më poshtë gjeni rendin e plotë të ditës për mbledhjen e KQZ-së:

1 Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2 Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 61 dhe 62/2025;

3 Aktivitetet e Zyrës;

3.1 Rekomandim për mos akreditimin e disa OJQ-ve që kanë aplikuar për akreditim në Zgjedhjet Lokale 2025;

4 Këshillat e KQZ-së;

4.1 Këshilli për Operacione Zgjedhore;

4.1.1 Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës së Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, për Zgjedhjet Lokale 2025;

4.1.2 Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së ZEKKZ për ndryshim të Qendrës Komunale të Numërimit;

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas katër vjetësh nga zgjedhjet e fundit lokale, qytetarët e…