Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

28 maj 2020 | 07:52

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhet në orën 12:00.

Në këtë mbledhje janë për diskutim tetë pika të rendit të ditës.

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e medieve.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

2. Kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të

rishikuar për vitin 2020,

3. Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit

(shpërndara me 18 maj 2020),

4. Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës,

5. Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020,

6. Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit,

7. Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile,

8. Harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar që sot të realizojë një provë…