MBRËMË E PASH ROZAFËN

16 gusht 2023 | 18:38

Sabile Keçmezi-Basha

Mbrëmë e pash Rozafën
Në mur gur
Dëneste nga malli
Më tha, djalit qe shtatë ditë
Qumësht nuk i kam dhënë

Mbrëmë e pash Rozafën
Duke shëtitur në ëndrrat e mija
Grushtet i mbushi me fjalë
Për të ndërtuar një urë tjetër

Rozafa tinëzisht iku nga ëndrra
Për të ardhur një ditë tjetër
Në kali të Konstandinit

Rozafa qau në prehrin tim
E me fijen e flokut
Arnoi ëndrrën nga kishte dal
Një natë më parë

Qau sa mundi
Fytyra në mërzi iu shndërrua
E ti më the
Pa çka
Që iku Rozafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga radhët e BDI-së i…