Mbrëmë u tradhëtua demokracia

29 maj 2020 | 10:33

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila është deputete e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se mbrëmë u tradhëtua demokracia Kosovare, edhe një herë.

Ajo ka shtuar se besimi i qytetarëve për një Qeveri ndryshe, u tregtua përmes negociatave politike për poste e pushtet për ata që nuk e fituan këtë besim përmes procesit zgjedhor.

Sipas Kusarit tregtimi i votës së lirë dhe besimit të qytetarëve i sponsorizuar dhe administruar nga Presidenti i vendit, mbrëmë u legjitimua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ky tregtim i votës së lirë dhe besimit të qytetarëve i sponzorizuar dhe administruar nga Presidenti i vendit, mbrëmë u legjitimua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Kusari-Lila në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Mimoza Kusari-Lila:

Mbrëmë u tradhëtua demokracia Kosovare, edhe një herë!

Në mes të luftës me pandeminë globale, partitë politike parlamentare në Kosovë tradhtuan besimin e qytetarëve dhe rrëzuan Qeverinë e Kosovës me votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit.

Besimi i qytetarëve për një Qeveri ndryshe, për qeveri të shpresës, u tregtua përmes negociatave politike për poste e pushtet për ata që nuk e fituan këtë besim përmes procesit zgjedhor.

Ky tregtim i votës së lirë dhe besimit të qytetarëve i sponzorizuar dhe administruar nga Presidenti i vendit, mbrëmë u legjitimua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ana e errët e këtij procesi është lehtësia e manipulimit të zinxhirit institucional për skenarë të dëmshëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Ana e ndritshme e këtij procesi është identifikimi i të gjithë akterëve të cilët lehtësisht bëhen marioneta të manipulimit, duke harruar peshën e përgjegjësisë dhe historisë që do ta mbajnë përgjithmonë si njollë në karrierën e tyre politike dhe profesionale.

Kosova është vend i lirë. Qytetarët e saj janë të lirë dhe me mendim të qartë se si e duan jetën dhe shtetin e tyre.

Këtyre të cilëve sot mund të ju duket se kanë fituar, shumë jetëshkurtër e kanë këtë fitore, por turpin dhe tradhtinë e besimit të qytetarëve e kanë të garantuar dhe të përjetshëm.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personat që kanë patur simptoma të buta të koronavirusit mund…