Mbretëresha e Afrikës së Jugut vdes nga Covid-19

09 korrik 2020 | 15:30

Familja mbretërore në Afrikën e Jugut ka konfirmuar vdekjen e mbretëreshës Noloyiso Sandile, të shkaktuar nga Covid-19.

Mbretëresha në fjalë ishte motra e monarkut aktual të Zulit, mbretit Goodwill Zwelithini.

Presidenti Cyril Ramaphosa e përshkroi të ndjerën si “një bastion të vlerave tradicionale dhe një udhëheqëse frymëzuese dhe parimore e  popullit të saj”, duke thënë se ajo kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mbretërisë së saj në Kepin Lindor, raporton “BBC”.

Afrika e Jugut ka shtatë monarkë që përfaqësojnë grupe dhe klane të ndryshme etnike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, ka deklaruar se duhet…