Mbretëresha Elisabeth prezanton programin e qeverisë së re

19 dhjetor 2019 | 17:52

Prioriteti i qeverisë sime është realizimi i Brexitit. Kështu e ka nisur fjalimin e saj Mbretëresha Elisabeth e II në Dhomën e Lordëve, ku ka paraqitur edhe programin qeverisës së re dhe prioritetet e saj.

Sipas saj, dalja nga bashkimi evropian i Britanisë së Madhe, do të ndodhë para 31 janarit.

“Zotërinj të nderuar, prioritet i qeverisë sime është të realizojmë daljen e mbretërisë së bashkuar nga BE më 31 janar. Ministrat e mi do të fillojnë të paraqesin legjislacionin e nevojshëm për të garantuar daljen e mbretërisë së bashkuar në këtë datë dhe për krijuar mundësitë maksimale për të gjithë popullin në vend”, ka thënë Mbretëresha Elisabeth.

Ndërsa kryeministri Boris Johnson, ka përveshur në fakt mëngët pas fitores në zgjedhje dhe ka ngritur në këmbë kabinetin e tij.

Lideri konservator do të prezantojë nesër para ligjvënësve ligjin që i ndez dritën jeshile procesit të ratifikimit të kushteve të divorcit, për të cilat është rënë dakord në Bruksel, në tetor.

Përveç Brexitit, Johnsoni pritet të fokusohet edhe tek shpenzimet sociale me më shumë para të shpenzuara për shkollat, spitalet, policinë dhe infrastrukturën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20.12.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë  e sistemit Prishtinë 1.…