Mbretëresha vendos të mos rrijë më duarkryq,  do të ndjekë ligjërisht çdo sulm të Harry dhe Meghan

23 gusht 2021 | 12:01

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga postet mbretërore, por kjo nuk do të thotë që s’do të kenë të bëjnë më me Madhërinë e saj. Madje kjo e fundit ka vendosur që të mos tolerojë më asnjë sulm në adresë të saj, duke ndjekur ligjërisht gjithçka.

Sipas The Sun, Mbretëresha ka zhvilluar bisedime me avokat dhe ka marrë vendimin të mos tolerojë më asnjë akuzë apo sulm ndaj saj.

Një kopje e kësaj deklarate paralajmëruese do t’i shkojë edhe shtëpisë botuese që do të nxjerrë në treg librin e Harry-t. Mesa duket, mbretëresha nuk do të lejojë që çifti të dalë nëpër intervista dhe të nxjerrë libra e ajo të rrijë duarkryq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar pas mbajtjes…