Mbrojtëset tek Ura e Fshajt të dëmtuara që tri vjet (foto)

04 maj 2025 | 11:39

Ura e Fshajt gjendet mbi lumin Drin në aksin rrugor Gjakovë – Prizren. Ka tre dimra që 8 mbrojtëset nga betoni të njërit krah në këtë urë kanë ngelur të dëmtuar. Ka bërë me dije përmes një postimi në “Facebook” Arben Rogova, i cili ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Kështu në këtë gjendje, nuk e mbaj mend urën që nga viti 1967. Këtu në çdo moment janë të rrezikuar të gjithë frekuentuesit. Nga ky mosinteresim dhe moskujdesje absolute nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, lindin pyetje të shumta, por kryesorja është: Pse ky nglizhim ???”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të pasur dy roje fizike, SHFMU“Pavarësia” në Prishtinë, më…