
Mbrojtësi i Milanit mposhti Covidin
17 janar 2022
| 13:03
Trajneri Stefano Pioli ka marrë një lajm shumë pozitiv paraditen e sotme teksa ka mësuar se një nga lojtarët e skuadrës është rikuperuar nga Covid-19.
Alessio Romagnoli ka rezultuar negativ ndaj Covid-19. Romagnoli do të kthehet në stërvitjet e Milanit që nga dita e nesërme dhe ai do të jetë i gatshëm për sfidat e radhës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Milanit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa theksohet se do jetë i gatshëm lojtari që në ndeshjen e radhës.