Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

30 mars 2026 | 00:38

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra dëshmitarëve.

Në dosjen përmbyllëse prej 304 faqesh, mbrojtja ka argumentuar se gjatë gjithë procesit nuk është paraqitur asnjë provë bindëse që do të vërtetonte përgjegjësinë e tij për akuzat e ngritura.

Sipas saj, dëshmitë e 265 dëshmitarëve, përfshirë edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, kanë konfirmuar se ai nuk ka pasur rol komandues apo kontroll efektiv mbi strukturat e UÇK-së dhe nuk ka qenë i përfshirë në ndalime apo veprime të paligjshme.

Dhomat e Specializuara kanë publikuar dosjen gjyqësore përfundimtare të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Sipas dosjes prej 304 faqesh, mbrojtja ka theksuar se çdo provë e paraqitur përgjatë gjykimit 33-mujor dëshmon se Thaçi është i pafajshëm dhe se pretendimet e Dick Martyt ishin veçse produkt i një fushate dezinformimi rus (fq. 1).

Madje, sipas mbrojtjes, asnjë nga dëshmitarët e prokurorisë nuk ka thënë se Thaçi ishte përgjegjës (fq. 176).“Trupit i janë paraqitur prova nga 265 dëshmitarë. Asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar se ka marrë një urdhër detyrues nga Thaçi dhe se ka vepruar në përputhje me të, apo se është penguar të veprojë ose është ndëshkuar prej tij, apo se e ka konsideruar veten nën kontrollin e tij efektiv. Ekziston një sasi e madhe provash që ngre dyshim të arsyeshëm mbi cilëndo nga këto pretendime. Paqartësia e çështjes së ZPS-së është e qëllimshme. Thaçi nuk mban përgjegjësi si epror dhe as vetë ZPS nuk ka mundur të argumentojë ndryshe, duke dobësuar që në fillim pretendimin e tyre për komandim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Na ka ardhur laku në fyt. Mjaft është mjaft. Heshtja…