Mbrojtja e Krasniqit: Dokumentet serbe ishin të fabrikuara
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka thënë se materialet e marra nga Serbia kundërshtoheshin nga verifikimet në terren.
“Gjykatësit duhet t’i trajtojë si materiale me interes, jo si provë nëse nuk janë të provuara. Materiale të tilla janë fabrikime të skenave të krimeve nga autoritetet serbe. Fred Abrahams e bëri të qartë dallimin mes medias së pavarur dhe medias shtetërore duke iu referuar masakrës në Obri dhe HRW-ja tha se ka shkelje serioze të rregullave të luftës”, ka thënë ajo.
Alagendra ka thënë po ashtu se disa dëshmitarë kanë treguar për pasaktësinë e dokumenteve zyrtare serbe. disa tha ajo, kishin dëshmuar se nuk kishin thënë ashtu siç paraqitej në dokumente, disa thoshin se janë shtuar pjesë në dëshminë e tyre. Ajo po ashtu i bëri thirrje trupit gjykues të ketë parasysh se Serbia ka përdorur “torturë” gjatë marrjes në pyetje të shqiptarëve.



