Mbrojtja e Selimit kundërshton se komunikatat e UÇK-së ishin udhëzime për kryerjen e krimeve

12 shkurt 2026 | 16:45

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, ka kundërshtuar pretendimet e ZPS-së se komunikatat e UÇK-së kishin dy funksione: “ishin si udhëzime që u jepeshin komandantëve të zonave që të shënjestronin bashkëpunëtorët, por shërbenin edhe si paralajmërim për kundërshtarët e mundshëm dhe ata aktualë”.

Ai ka thënë se Selimi j nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e këtyre komunikatave.

Ai ka përmendur një rast nga dosja e prokurorisë, ku Selimi kishte kërkuar lirimin e një të ndaluari, që ishte marrë në pyetje nga UÇK-ja, nën dyshimet se ishte bashkëpunëtor i Serbisë.

Roberts po ashtu ka thënë se disa ndalime nga komandantët e zonave u kryen pa dijeninë e Shtabit të Përgjithshëm dhe ato u fshehën nga Shtabi, duke argumentuar se “kjo mungesë logjike” e pretendimit të ZPS-së se komunikatat ishin udhëzime “është befasuese”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, ka thënë se qëndrimi…