Mbrojtja e Thaçit kërkon që trupi gjykues të marrë vendim shfajësues
18 shkurt 2026
| 11:16
“Shpallin pafajësinë për të gjitha aktakuzat”, ka thënë avokati i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq në fund të fjalës së tij.
Paraprakisht, ai ka pretenduar se ZPS-ja nuk ka paraqitur prova që tregojnë kontribut të konsiderueshëm të të akuzuarve në “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”.
“Standardi që ka Gjykata është që duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në aktakuzë. ZPS-ja për këtë nuk ka treguar asnjë provë”, ka thënë Misetiq.
Pas mbrojtjes së Thaçit, fjalën e ka marrë avokati i Veselit.



