Mbrojtja e Veselit fillon deklaratën përmbyllëse: Nuk ka asnjë provë kundër tij

11 shkurt 2026 | 17:05

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka filluar paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në rastin gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se prokuroria mund ta argumentojë deri në fund të botës se kanë prova kundër klientit të tij, por është krejtësisht e kundërta.

Ai ka thënë se rasti i prokurorisë ndaj Veselit është i dobët dhe madje s’ka ekzistencë të provave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Prokuroria mund të argumentojë deri sa të bie fundi i botës nëse dëshiron se kanë provat kundër Veselit, por kjo nuk ndryshon që ju të nderuar gjykatës mund ta shihni tani që në fakt është një çështje e dobët kundër tij. Madje, është mosekzistenca e provave”, ka thënë Dixon.

Tutje, sipas Dixon, Prokuroria është në ndjekje të së kotës.

“ZPS-ja ndjek të kotën dhe pikërisht kjo është në thelb të çështjes kundër Veselit dhe duhet parë gjërat ashtu siç janë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Kusari – Lilia, deputete e zgjedhur nga Lista e…