Mbrojtja: Selimi është i pafajshëm
12 shkurt 2026
| 16:32
Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur fjalën përmbyllëse ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit.
Avokati i Selimit, Geoffrey Roberts, në fillim të fjalës ka thënë se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga krimet që i ngarkohen klientit të tij.
“Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha krimet në aktakuzë. ZPS-ja thjesht nuk ka arritur të provojë asnjë prej këtyre krimeve të pretenduara. Kaq është dhe ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ai.



