Mbrojtja: Të gjitha argumentet kundër Veselit janë të pabazuara
18 shkurt 2026
| 11:27
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka thënë se të gjitha pretendimet e drejtpërdrejta apo rrethanore kundër Veselit “janë të pabazuara”.
Si shembull ai ka marrë një video të publikuar nga ZPS-ja në gjykatore ku një dëshmitar ka thënë a se kishte dëgjuar nga dikush se Veseli ishte përfshirë në krime.
“Ky është thashethem i pastër. Ky klip është i pavlerë”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk është provë dhe se mbrojtja nuk ka mundur ta marrë në pyetje këtë dëshmitar.
Ai po ashtu ka thënë se kundërshtojnë që dëshmia e një dëshmitari për ndalimet në Kleçkë, është dëshmi e bazuar “në thashetheme”.



