Mbrojtja: Zëdhënësi i UÇK-së nuk ka kontroll ushtarak, Krasniqi nuk kishte kompetencë për të bërë emërime

13 shkurt 2026 | 17:10

Mbrojtja ka trajtuar pretendimet e ZPS-së për autoritetin e Jakup Krasniqit pas emërimit të tij si zëvendëskomandant i UÇK-së në nëntor të vitit 1998.

Avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka thënë se ZPS-ja e ka pranuar se para kësaj periudhe, si zëdhënës ai nuk kishte kontroll logjistik në terren që mund të çonin në veprime konkrete.

“Zëdhënësi nuk është komandant që ka kontroll ushtarak. Përgjegjësia penale mund t’i atribuohet zëdhënësit vetëm në rastet kur deklaratat specifike e lidhin me krime specifike. ZPS as nuk i është afruar vërtetimit të kësaj për këtë rast”, ka thënë Alagendra.

Ajo ka argumentuar se ZPS-ja thotë se Krasniqi ka marrë pjesë në mbledhje të Shtabit të Përgjithshëm ku janë bërë emërime, por ka shtuar se nuk përcaktohet roli i Krasniqit në këto emërime.

“Ai nuk ka pasur kompetenca për të emëruar askënd”, ka thënë Alagendra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) edhe Lidhja Demokratike e…