Mbrojtja: ZPS-ja duhet ta provojë se konflikti i armatosur përfundoi në shtator

04 prill 2023 | 12:36

Avokati i  Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, ka thënë se Tribunali Ndërkombëtar në Hagë kishte thënë se konflikti i armatosur në Kosovë kishte përfunduar në mes të qershorit të vitit 1999.

Ai ka thënë se këto pohim, e kishte bërë edhe Clint Williamson, prokurori amerikan i angazhuar për të hetuar nëse UÇK-ja ka kryer krime.

Por, aktakuza e ZPS-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së heton krimet deri në shtator të vitit 1999, raporton “Rel”.

“Prokuroria e Specializuar duhet të provojë se kishte konflikt të armatosur deri në shtator”.

“ZPS-ja thotë UÇK është përfshirë në sulme të zgjeruara dhe sistematike ndaj popullatës civile dhe ekzistonte konflikt i armatosur deri në shtator të vitit 1999”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Khan është përjashtuar nga të gjitha sportet për dy…