Mburret Peci: Do të mbahem mend për luftim të krimit dhe korrupsionit

10 prill 2024 | 08:17

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur për 3 vjet në krye të këtij dikasteri.

“Do të mbahem mend, posaqërisht te fermerët, që janë rreth 30 mijë. Në radhë të parë, do të mbahen mend për luftim të krimit dhe korrupsionit, e dyta, për vendosjen e meritokracisë dhe e treta, për rezultatet që janë evidente”, u shpreh Peci.

Peci tha se është ndër ministrat e rrallë që ka denoncuar raste të abuzimeve në këtë sektor.

“Nuk di që ka pasur ministri më herët që ka denoncuar më shumë raste të abuzimeve financiare, uzurpimeve, e  tjetërsimit të aseteve shtetërore”, u shpreh ai tutje. /ATV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, profesori universitar Arsim…