MBUSH 70 VJET BESNIKU HERMETIK NË LPK-UÇK ABDYLMEXHIT KARAGA-XHITE!

06 prill 2026 | 00:10


Ismet Sylejmani

Në Kërçovë, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e familjes, shokëve, bashkëveprimtarëve dhe miqve të shumtë, u shënua 70-vjetori i ditëlindjes së veprimtarit të madh kombëtar dhe anëtarit të devotshëm të LPK-së, Abdylmexhit Karaga – Xhite!

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, Ali Ahmeti!

Abdylmexhit Karaga ka qenë njëri nga bartësit e aksioneve kryesore speciale, të veprimtarisë të Sektorit të Veçantë të LPK-së dhe lidhja direkte e Udhëheqësit Ali Ahmeti në realizimin e detyrave top sekrete!

Xhite ishte njeriu i besimit, i guximit dhe i përgjegjësisë së madhe historike!

Historia e njeh si bartësin e dokumentit më të rëndësishëm të kohës, atë të Komunikatës nr. 11 të UÇK-së, që dha sihariqin e madh kombëtar për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Xhite e mori dokumentin dhe udhetoi me tren nga Lucerni dhe e solli në Shkup, ku nga Posta e Shkupit e nisi në të gjitha qendrat dhe në të gjitha redaksitë, duke e shpërndarë në Kosovë, në hapësirën e ish-Jugosllavisë, në Zvicër dhe në vende të tjera!

Ky ishte një mision i jashtëzakonshëm, i rrezikshëm dhe historik, që kërkonte besim të plotë dhe përkushtim të palëkundur ndaj çështjes kombëtare dhe vigjilencë absolute!

Të gjitha ato tipare i kishte besniku i pakapshëm, biri i thjeshtë e besnik i luftës për liri, çlirim dhe Pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Xhite ishte ilegali hermetik!
Xhite ishte ilegali që kishte urdhër të padiskutueshëm, gjatë udhëtimeve në aksione të fliste vetëm gjuhën serbe!
Veprimtaria e tij mbetet një hallkë tepër e rëndësishme në organizimin dhe komunikimin e embrional të UÇK-së!
70 vite jetë, një rrugëtim i gjatë sakrifice, përkushtimi dhe shërbimi ndaj kombit!

Urime 🥂 70 vjetorin Abdylmexhit Karaga!
Jetë të gjatë e të lumtur Xhite i famshem!
💯 vite t’i urojmë!
Nderim përgjithmonë për jetën dhe veprën Tënde të madhe kombëtare!
Gëzuar i madhi Xhite🇦🇱

Prishtinë, 5 Prill 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meshkujt gjermanë të moshës 17 deri në 45 vjeç mund…