Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në koordinim dhe bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT)-MINT, Inspektor të Punës dhe ATK-së, nga data 10.11.2025 deri me datën 15.11.2025, kanë zhvilluar operacionin ‘Vjeshta 2025’ me qëllim te identifikimit të hershëm të viktimave të trafikimit dhe luftimin e të gjitha dukurive dhe veprave penale që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore në terë territorin e Republikës së Kosovës.
Operacioni është zhvilluar në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit, kontrollimin e lokaleve ‘Muzikë Live’, kontrollimin e ‘Qendrave të Masazhit’, është zhvilluar plani taktik lidhur me ‘Eskorta’, si dhe inspektimi i një objekti me 8 njësi banesore etj.
Gjatë realizimit të operacionit kanë qenë të angazhuar edhe njësit mbështetëse nga PK-ja: Departamenti i Kufirit, Njësit Speciale dhe zyrtarë nga Drejtoritë Rajonale.
Gjatë realizimit të operacionit janë: inspektuar-kontrolluar 50 lokale ‘Muzikë Live’ në tërë territorin e vendit, ku janë hasur gjithsej 449 persona (357 femra dhe 92 meshkuj), prej tyre 168 shtetas të Kosovës ndërsa 281 shtetas të huaj.
Prej këtyre lokaleve të inspektuara 6 janë mbyllur për shkelje administrative nga Inspektorët e IQMT – MINT. Janë inspektuar i 73 ‘Qendra të Masazhit’, në to janë hasur gjithsej 201 persona (162 femra dhe 39 meshkuj), nga to 112 shtetase të Kosovës ndërsa 89 shtetase të huaj.
Prej këtyre lokaleve 5 janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët përkatës.
Janë iniciuar 8 raste për veprat penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, ku janë arrestuar 8 femra të dyshuara (4 shtetase Kosovare dhe 4 shtetase të huaja) si dhe janë identifikuar 19 fëmijë lëmosh kërkues. Është iniciuar një rast “Marrje me prostitucion“ dhe janë arrestuar 4 të dyshuar prej tyre 3 meshkuj dhe 1 femër kosovarë.
Po ashtu, së bashku me zyrtarë nga institucionet e lart-cekura, është inspektuar një objekt me 8 njësi banesore në Prishtinë. Gjatë inspektimit është vërtetuar se një person kishte mare me qira këtë objekt e të cilin e shfrytëzonte që të ushtrojë veprimtarin e lëshimit me qira të banesave për mes BNB dhe booking, të njëjtin nuk e kishte të regjistruar si veprimtari biznesore.
Në këtë lokacion janë hasur duke banuar shtetas vendor dhe të huaj me të cilët janë marrë njësia e kufirit.
Pas përfundimit të inspektimit objekti është mbyllur nga IQMT – MINT, si biznes i paregjistruar, po ashtu nga ATK është iniciuar procedurë për shkelje administrative.
Punëtoret e hasura në lokale të muzikës dhe qendra masazhi, u është dhënë mundësia e deklarimit nëse janë viktima të shfrytëzimit (trafikimit), mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast konkret.



