Mbyllen edhe 14 subjekte të tjera të lojërave të fatit

02 mars 17:46

Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) ka zhvilluar aktivitete të tjera në mënyrë që të verifikohen subjektet që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë mbyllur 14 subjekte të kësaj veprimtarie, të cilat nuk u janë përmbajtur kritereve që dalin nga Ligji për Lojërat e Fatit.

Po ashtu, janë ndëshkuar me gjoba 19 subjekte tjera dhe vlera e përgjithshme e gjobave është 85,000 euro.

“Këto aktivitete janë zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Gjilanit, Fushë Kosovë, Lipjanit dhe Suharekës. Drejtoria e Lojërave të Fatit ka bërë me dije se do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…