Mbyllen hetimet për Ilir Metën, i komunikohet akuza nga SPAK-u

27 maj 2025 | 23:05

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen e njohur si “CEZ-DIA”, ku përfshihet gjithashtu edhe hetimi për lobimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në atë kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe pasurinë e ish-çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Ish-bashkëshortët e divorcuar së fundmi, janë nën hetim për korrupsion, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Monika Kryemadhit u njoh në mesditë me akuzat zyrtare, ndërsa Ilir Metës, komunikimi i akuzave i nisi rreth orës 14:00. Akuzat do t’u komunikohen edhe disa personave të tjerë të përfshirë në dosje, përfshirë Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon.

Në ditët në vijim, SPAK pritet të dorëzojë dosjen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila do të vendosë në seancën paraprake nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo.

Pasi u mor i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA, Ilir Meta ka sulmuar SPAK-un nga burgu përmes një telefonate me gazetarët.

“Mezi po pres që në radhë të parë t’i uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por njëkohësisht edhe me task forcën e tyre për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që ata të jenë të përjetshëm, sepse ata nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Edi Ramës të inceneratorit që nuk ekziston”, tha Meta.

Ndër të tjera Meta akuzon se Prokuroria e Posaçme është një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.

Monika Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Meta në arrest me burg, i arrestuar më 21 tetor të 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Halil Matoshi ka deklaruar se partia në pushtet,…