Mbyllen pesë lokale të masazhit në Prishtinë

26 shkurt 22:57

Ekipet e inspeksionit të Komunës së Prishtinë kanë mbyllur pesë lokale të masazhit për shkak të mungesës së pëlqimit sanitar.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri ka njoftuar se këtyre lokaleve të masazhit i është shqiptuar gjoba nga një mijë euro për secilën.

“Ekipet e Inspekcionit sonte mbyllën 5 lokale të masazhit në Kryeqytet, për shkak të mungesës së pëlqimit sanitar. Gjoba nga 1,000 euro për të gjitha ato, gjoba të tjera për pirje të duhanit në hapësira të mbyllura, si dhe gjoba për mungesë të librezave sanitare në disa të tjera”, ka shkruar ai.

Ai ka njoftuar se Drejtoria e Inspeksionit ka kompetencë vetëm për kontroll sanitar në këto lokale, por jo edhe për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 8 Marsit, që botërisht njihet si “Dita…