Mbyllen pjesët e para në pesë takimet e Superligës së Kosovës
08 maj 2022
| 16:02
Janë mbyllur pjesët e para në pesë ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Pas 45 minutash, Gjilani po fiton 0:1 ndaj Llapit në Podujevë me golin e Blerim Krasniqit (3’).
Në ndeshjet tjera, Prishtina po avancon 0:1 ndaj Ulpianës në Lipjan.
Kurse, në sfidat Drita – Dukagjini, Feronikeli – Ballkani dhe Malisheva – Drenica rezultatet janë 0:0.
Ndryshe, këto ndeshje janë të vlefshme për javën e 34-t në Superligën e Kosovës.



