Mbyllen pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës
09 mars 2026
| 13:55
Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të sotme të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi po avancon ndaj Ballkanit me rezultat 2:0 në ndeshjen kryesore të ditës.
Batarelo i udhëtuesve realizoi autogol me kokë për t’i kaluar llapjanët në epërsi.
Kurse, rezultatin e dyfishoi Edon Sadriu në minutat shtesë pasi e dribloi portierin mysafir.
Ndërkohë, Malisheva pas 45 minutash lojë është në epërsi ndaj Prishtinës me rezultat identik, 2:0.
Për Malishevën realizuan Bruti dhe Xhylani nga penalltia.
Kurse, Ferizaj dhe Gjilani po barazojnë, 1:1.
Gjilanasit shënuan me Armend Thaqin, kurse ferizajasit barazuan me Oguns.



