Mbyllen tetë institucione shëndetësore private që operonin pa licencë

28 qershor 2025 | 17:49

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se Inspektorati Shëndetësor Po vazhdon punën profesionale duke garantuar respektimin e ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Ai ka njoftuar se si pjesë e inspektimeve të rregullta, këtë javë që po e lëmë pas janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licensë.

“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave. Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme. Faleminderit Inspektoratit Shëndetësor dhe të gjithë inspektorëve për punën e përditshme dhe të palodhshme”, ka njoftuar Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e mbi një orë ka nisur takimi në mes…