Mbyllen tri shkolla në Skenderaj, shkak rastet me Covid

24 janar 2022 | 16:27

Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se pas mbylljes se çerdhes “Nëna Zahide” për shkak të rasteve me Covid janë mbyllur edhe tri shkolla.

Kjo komunë ka njoftuar se mësimi në këto shkolla do të zhvillohet “online”.

“Për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me Covid-19, përveç Institucionit Parashkollor ‘Nëna Zahide’, që u mbyll javën e kaluar, për shkak se një pjesë e stafit udhëheqës dhe edukatorëve kanë rezultuar pozitiv, sipas vlerësimit të Task Forcës në nivel shkolle, janë mbyllur edhe shkollat e mesme Gjimnazi ‘Hamëz Jashari’ dhe ShMLP ‘Anton Çetta’ Skenderaj, ndërsa në ShFMU ‘Ahmet Delia’, niveli i mesëm i ulët do të zhvillojë mësimin ‘online’ sipas skenarit C. Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën ‘online’, derisa gjendja të kthehet në normalitet”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia gjermane ka thënë se një sulmues me armë zjarri…