Mbyllen 35 lokale të lojërave të fatit

22 mars 2019 | 17:23

Policia e Kosovës në konferencë të jashtëzakonshme ka bërë me dije se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbyllur 35 lokale që veprimtari të tyre kanë pasur lojërat e fatit.

“Nga ATK-ja janë mbyllur 35 lokale të lojërave të fatit, ndërsa Dogana ka konfiskuar 18 aparate të lojërave të fatit”, ka thënë Agron Nezaj nga Divizioni kundër krimit të organizuar, i cili funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës.

Nezaj ka thënë se në këtë aksion janë përfshirë gjithsejtë 235 lokacione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna ka nisur me sukses lansimin e make-up “Fenty Beauty”.…