Mbyllet Ambasada e ShBA-së në Kuvajt. DASh-i, qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Lindja e Mesme!

26 mars 2026 | 08:35

Ambasada amerikane në Kuvajt është mbyllur “deri në njoftimin e radhës”. Në deklaratën e shpërndarë në X thuhet se vendimi është marrë për shkak të “tensioneve të vazhdueshme rajonale”.

Kemi anuluar të gjitha takimet konsullore – të rregullta dhe emergjente”, thuhet në postim.

Më herët, Departamenti i Shtetit i SHBA-së u bëri thirrje amerikanëve në shumë pjesë të Lindjes së Mesme, përfshirë Kuvajtin, që të largohen me mjete komerciale, për shkak të “rreziqeve serioze të sigurisë”.

Mbyllja e ambasadës në Kuvajt vjen pasi Ambasada amerikane në Riad u sulmua nga dy dronë gjatë natës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia nuk ndryshohet gjithmonë nga vendime të mëdha apo strategji…