
Mbyllet aplikacioni Skype
Aplikacioni Skype, pronësi e Microsoft do të mbyllet të hënën pas 22 vitesh shërbimi.
Një grup inxhinierësh lançuan aplikacionin popullor të chat-it dhe Microsoft e bleu atë në vitin 2011. Më 28 shkurt të këtij viti, Microsoft njoftoi se Skype kishte arritur në fund të jetëgjatësisë së tij.
“Duke filluar nga maji i vitit 2025, Skype nuk do të jetë më i disponueshëm”, thuhej në njoftim.
Microsoft u ofroi përdoruesve të identifikoheshin në Microsoft Teams Free me llogaritë e tyre Skype për të qëndruar të lidhur me të gjitha bisedat dhe kontaktet e tyre, shkruan Anadoly. Deklarata tha se me Teams, përdoruesit do të kenë qasje në të njëjtat veçori kryesore që përdorin në Skype, siç janë thirrjet individuale dhe thirrjet në grup, mesazhet dhe ndarja e skedarëve.
Në një deklaratë të veçantë, shtoi: “Pas 5 majit 2025, Skype Dial Pad do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e mbetur me pagesë nga portali web i Skype dhe brenda Teams.”