Mbyllet me sukses edicioni i tretë i panairit të librit “Kamza lexon”!

16 maj 2024 | 20:05

Një projekt dhe një iniciativë e bashkisë Kamëz me në krye z.Rakip Suli. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua në resortin Coli’s në një atmosferë të jashtëzakonshme me artistë, shkrimtarë, politikanë, biznesmenë, gazetarë, njerëz të letrës dhe poezisë. Programi zgjati 1 orë e 30 min ku u ndanë edhe çmimet përkatëse.

Nën moderimin e Sokol Gugës dhe kujdesin e drejtorit ekzekutiv në këtë sipërmarrje Liridon Mulajt u nderuan këta personalitete të mëdhenj të artit dhe letërsisë shqiptare. Spikati fjalimi aq i zgjedhur i një prej emrave më të dashur akademikë PROF. AS. DR ERENESTINA GJERGJI HALILI që harmonizoi mendjet e të pranishmëve.
Çmimi “Proza më e mirë” i jepet: “Brenga e prokurorit” autorit Ahmet Prençi, “Për sfidën ndaj natyrës “absolute” të drejtësisë, linjat e paqarta midis fajit dhe pafajësisë, si dhe rrëfimit linear përmes përshkrimi të dilemave të thella morale, “telasheve” etike dhe ndjenjës së zhbërjes së vetvetes, për të sjellë peizazhin bashkëkohor të individit mes të vërtetës dhe kompleksitetit të ligjit.”

ÇMIMI “Libri më i mirë studimor” i jepet “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë”. (Vendbanimet, Historia, Kultura, Ritet, Objektet e kultit) autorit Fatmir Toçi, “Për rëndësinë si vepër enciklopedike e historisë, etnografisë, gjeografisë, gjuhës, kulturës, artit, fesë, trashëgimisë materiale, shpirtërore dhe institucionale të shqiptarëve të Italisë prej vitit 1445 deri sot, e cila sjell një kontribut të pazëvendësueshëm akademik për historinë e kombit tonë.” ÇMIMI “Libri më i mirë për fëmijë” i jepet: “ROBI- IA-MX234G” autorit Viktor Canosinaj, “Për ndërthurjen e fantastikes me realen si qëllim parësor edukimin e të rinjve, por edhe për qasjen inovative, duke zbatuar në letërsi një të ardhme teknologjike, që gjendet në prag.”

MIRËNJOHJA E PANAIRIT
I jepet: Z. Bajram Karabolli, “Për kontributin e çmuar shumëvjeçar në përkthimin e autorëve thelbësorë hispanikë, si dhe pasurimin e kulturës shqipe me vepra të rralla nga autorë si: Miguel Servantes, Ernesto Sabato, Juan Rulfo etj”.
ÇMIMI SPECIAL I PANAIRIT i jepet: Jamarbër Hoxha, “Për forcën krijuese në zhanret prozë dhe poezi, si dhe për vullnetin për të lënë gjurmën e
pashlyeshme në letërsinë shqipe për fëmijë”.

Një vlerësim të madh për kryetarin e bashkisë z. Suli, i cili është një mbështetje e madhe për të rinjtë që duan librin dhe kanë pasion letërsinë, artin e të shkruarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca, Gjermania dhe Italia kanë ngulur këmbë në një letër…