
Mbyllet një luftë, nis një tjetër? Pakistani godet me raketa kryeqytetin e Afganistanit, shpërthime të fuqishme në Kabul
Forcat Ajrore të Pakistanit raportohet se kanë kryer sulme ajrore në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Shpërthime të forta u raportuan në qendër dhe në veri të qytetit, ku disa shtëpi civilësh u goditën.
Sipas raportimeve të pakonfirmuara, nga sulmet janë vrarë liderët talibanë pakistanez (TTP) Noor Wali Mehsud së bashku me Qari Saifullah Mehsud dhe Khalid Mehsud, pasardhës të mundshëm, thuhet se u vranë.
Po sot, Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, deklaroi se administrata e përkohshme afgane kishte kërkuar para nga Islamabadi për të zhvendosur terroristët e Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një konglomerat i disa grupeve terroriste, larg kufirit të saj.
Duke folur në Asamblenë Kombëtare, Asif akuzoi administratën e përkohshme afgane për mbështetjen e grupit terrorist TTP kundër Pakistanit dhe për ofrimin e strehave të sigurta brenda vendit të tyre.