Mbyllet Parku i Gërmisë

05 shtator 2021 | 16:18

Komuna e Prishtinës ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, sipas tyre me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.

Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites janë informuar nga Policia e Kosovës se është vërejtur një ari në këtë park.

Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut, thuhet mes tjerash.

“Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun. Prandaj, me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër. Apelojmë qytetarët të respektojnë këtë vendim dhe të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë”, theksohet në kumtesën e Komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti italian Dario Costa shkroi një kapitull të ri në…