Mbyllet për sot seanca në Hagë, vazhdon nesër në orën 09:00

11 shkurt 2026 | 18:16

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjatë gjithë ditës, mbrojtja e ish-presidentit ka kundërshtuar pretendimet e ZPS-së, duke kërkuar që i njëjti të shpallet i pafajshëm pasi nuk ka prova kundër tij.

Po ashtu, avokati Luka Mishetiq përmendi kërkesën e kryeprokurores Kimberly West për 45 vjet burgim për secilin nga të akuzuarit, duke thënë se ZPS me këtë, kërkoi burgim të përjetshëm.

Në fund të seancës fjalën e mori edhe mbrojtja e Kadri Veselit, avokati i të cilit tha se ZPS-ja nuk ka prova që dëshmojnë se ish-kryetari i Kuvendit ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.

Seanca vazhdon nesër me fillim të orës 09:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancën konstituive të legjislaturës…