Mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”

07 prill 2022 | 16:27

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e lagjes Mati në Prishtinë se ditën e premte dhe të shtunë do të mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”.

“Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen e Spitalit – Prishtinë, dhe se do të shtrohet shtresa e parë e asfaltit në këtë segment rrugor”. Kështu ka bërë të ditur komuna përmes llogarisë së vet në “facebook”

Njoftimi i plotë i komunës së Prishtinës:

Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen e Spitalit – Prishtinë.

Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet përkohësisht për qarkullim ditën e Premte dhe të Shtunë, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00.

Bashkangjitur, gjeni situacionin e rrugës “Muharrem Fejza” që do të asfaltohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7), ka dënuar…