
Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në takimin Bodo/Glimt – Prishtina
12 gusht 2021
| 18:50
Ka përfunduar pjesa e parë në takimin midis Bodo/Glimtit dhe Prishtinës.
Rezultati i 45 minutave të para është në favor të vendasve të cilët kanë shkuar në pushim me rezultat 1-0.
Golin e vetëm për fatin e fraksionit të parë e ka realizuar Erik Botheim në minutën e 18-të.
Vetëm katër minuta më vonë, nikoqirët patën mundësi ta ngritin epërsinë në 2-0, por Berg dështoi nga penalltia.
Momentalisht rezultati i përgjithshëm është 2-2, rezultat ky që dërgon në vazhdime skuadrat.