Mbyllet pjesa e parë në finale, Arsenal po avancon ndaj PSG
30 maj 2026
| 19:00
Në ndeshjen që po luhet në “Puskas Arena”, mes PSG-së dhe Arsenalit, po avancon ky i fundit, pas 45-minutëshit të parë.
Arsenali shënoi golin e parë në këtë përballje, dhe po fiton 1-0 nga minuta e gjashtë.
Është Kai Havertzi që shënoi golin hapës të këtij dueli.
Gjermani shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e PSG-së, pasi Marquinhos në tentim për ta larguar topin, e goditi Leandro Trossardin, i cili pa dashje asistoi për Havertzin.
Vlen të përmendet që skuadra e cila e ka shënuar golin e parë në nëj finale të Championsit, e ka fituar finalen në 11 raste.
Parisi po tenton ta mbrojë titullin kampion, të fituar sezonin e kaluar, teksa Arsenali po e synon trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e tij.



