
Mbytet në një liqe në Gjermani 18-vjeçari nga Kosova
15 qershor 2025
| 18:15
Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka humbur jetën aksidentalisht në një liqe në Gjermani.
I riu ka humbur jetën të premten pas një aksidenti gjatë notit në liqenin Karlsfelder, në Gjermani.
Lajmi është konfirmuar nga policia dhe shërbimi i shpëtimit ujore (Wasserwacht).
Sipas medias gjermane, i riu ishte në liqen me miqtë për t’u freskuar, kur sipas informacioneve fillestare, kishte tentuar të notonte nga bregu drejt një platforme në mes të liqenit, shkruan telegrafi.