
Mbytet një turiste çeke në Golem
16 qershor 2025
| 21:02
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë pasdite në plazhin e Golemit, ku një turiste çeke ka humbur jetën teksa ndodhej në det. Viktima është një grua 79-vjeçare, e cila dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se gruaja ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit në ujë, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u verifikuar nga autoritetet.
Trupi i të ndjerës është transportuar drejt morgut të spitalit, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.
Autoritetet janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.