McCaini ndërpret trajtimin kundër kancerit

24 gusht 2018 | 18:34

Senatori republikan amerikan, John McCain, ka ndërprerë trajtimin kundër kancerit të trurit, 13 muaj pas zbulimit të sëmundjes, ka bërë me dije familja e tij.

McCain, 81 vjeç, ka njoftuar në korrik të vitit 2017 se vuan nga kanceri në tru.

“Me forcën e tij dhe vullnetin, ai ka zgjedhur të ndërpresë trajtimin mjekësor”, është thënë në deklaratën e familjes McCain.

McCain ishte kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qatip Osmani ka folur pas humbjes së skuadrës tetovare ndaj…