McLaren i qetë për sfidën mes Norrisit dhe Piastrit: Duel brenda rregullave për titullin e pilotëve

16 korrik 2025 | 15:30

Lufta e brendshme brenda McLaren nuk është shqetësuese, madje e emocionon shefin e madh Zak Brown. Mund të jetë edhe falë avantazhit të shumtë të pikëve që Lando Norris dhe Oscar Piastri po grumbullojnë garë pas gare mbi rivalin e tyre më të afërt, Max Verstappen. Ndaj, dy pilotët e McLaren mund të luftojnë lirshëm për titullin e pilotëve. Dhe kjo është ajo që, në fakt, ndodhi së pari në Red Bull Ring dhe më pas në Silverstone, megjithëse me një sasi të caktuar tensioni nervor. Një sfidë që, për momentin, e bën CEO-n e McLaren të lumtur. “Është vërtet një betejë fantastike. Mendova se gara në Austri ishte epike, pasi të gjithë prisnin me

padurim betejën midis Piastri dhe Norris dhe ata nuk zhgënjyen. Ata ishin të shpejtë, agresivë, i dhanë njëri-tjetrit hapësirë dhe ishte shumë emocionuese. Ndaj, mezi pres të shoh më shumë gara si kjo”, ka thënë Zak Brown.

“Nuk është problem dhe në fakt është mjaft argëtuese. Ata duan të garojnë në mënyrë të drejtë, kanë të njëjtat pajisje dhe trajtohen në mënyrë të drejtë. Ata duan të mposhtin 19 makinat e tjera në pistë, përfshirë edhe ato të shokëve të tyre të skuadrës. Dhe është kënaqësi të punosh kështu”, ka shtuar shefi i McLaren.

“Ata kanë respekt të madh për njëri-tjetrin dhe mënyra se si sillen në pistë është e njëjtë me atë prapa skenave. Mendoj se shumë nga kjo është për shkak të kimisë që kemi ndërtuar në ekip dhe nuk shoh asnjë arsye pse të mos mund të vazhdojë kështu deri në Abu Dhabi”, tha Zak Brown. Në fund, ai tha: “Shpresoj që Norris dhe Piastri të vazhdojnë të sfidojnë njëri-tjetrin dhe kur të mbarojë e gjithë kjo, të shtrëngojnë duart dhe të thonë ‘Punë e shkëlqyer’, përpara se të nisen përsëri për sfidën e vitit të ardhshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Direkt pas vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri i Shqipërisë, Edi…