Më 1 prill hapet zyrtarisht Swiss Diamond Hotel & Resort në Mombasa, Kenia

25 janar 2026 | 15:10

Më 1 prill 2026, në Mombasa të Kenias, hapet zyrtarisht Swiss Diamond Hotel & Resort, duke shënuar fillimin e operacioneve të këtij kompleksi luksoz në një nga destinacionet më ekskluzive të Afrikës Lindore.

Swiss Diamond Hotel & Resort do të ofrojë një standard të lartë shërbimi, duke ndërthurur mikpritjen shqiptare, finesën gastronomike zvicerane dhe luksin e një hoteli me vlerësim 5+ yje. Resorti synon të vendosë standarde të reja në industrinë e hotelerisë dhe turizmit në rajon.

Hapja e këtij resorti përfaqëson gjithashtu një mundësi të shkëlqyer për profesionistë dhe kandidatë me talent, përkushtim dhe vullnet për të punuar sipas standardeve evropiane, në një strukturë moderne, dinjitoze dhe ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga z. Behgjet Pacolli, i cili ka theksuar rëndësinë e këtaj investimi për zhvillimin e turizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

https://www.facebook.com/selimpacolliofficial/posts/coming-soonswiss-diamond-hotel-mombasa-dolphin-resort/1027224428764564/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka arrestuar ditën e sotme 3 persona në Tiranë. Ata…