Më 10 dhjetor nis gjykimi ndaj Rozeta Hajdarit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën 10 dhjetor, datë për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari.
Në një përgjigje për “Tëvë1” nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bërë me dije se Rozeta Hajdari dhe grupi i saj do të paraqiten me këtë datë në gjykatë për fillimin e procesit gjyqësor.
Një vendim i tillë është marrë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres Hajdari lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve R.H., I.L., H.G., dhe R.M. është caktuar të mbahet me datë 10.12.2025 në ora 09:30”, është thënë në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Prishtinë



